Vajza më e vogël e Donald Trump, Tiffany Trump dhe bashkëshorti i saj Michael Boulos janë bërë prindër. Tiffany e ndau lajmin e lumtur në rrjetet sociale. “Mirë se vini në botë, djali ynë i ëmbël Alexander Trump Boulos. Të duam pafundësisht! Faleminderit që erdhe në jetën tonë”-shkroi ajo pranë një fotoje të këmbës së vogëlushit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara zbuloi në tetor të vitit të kaluar se do të kishte një nip/mbesë. Ai e quajti Tiffany-n një grua të re të jashtëzakonshme që është gati të bëhet nënë. Tiffany dhe Michael filluan të dilnin bashkë në vitin 2018. Ata u martuan në nëntor 2022 në Mar-a-Lago në Palm Beach, pothuajse dy vite pasi ai i propozoi për martesë.
Trump e ka Tiffany-n nga martesa e tij me Marla Mapels. Përveçse shfaqet shpesh në evente politike, ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me profilet e saj në rrjetet sociale, ku poston detaje nga jeta e saj e përditshme.