Modelja Hailey Bieber së fundmi ka treguar për fansat përmes Instagramit se ka probleme shëndetësore. Bukuroshja ka shpërndarë një foto të barkut të fryrë dhe në përshkrim ka treguar se ka dy kiste në vezore. “Aktualisht kam dy kiste ovariane, nëse keni probleme me kistet e vezoreve, unë jam këtu për ju”-u tha ajo ndjekësve të saj. Kistet ovariane nuk janë të rralla dhe shumë gra i kanë ato në një moment të jetës së tyre.
Shumica e kisteve nuk shkaktojnë pothuajse asnjë shqetësim dhe në përgjithësi janë të padëmshme. Sidoqoftë, kistet e mëdha ose të këputura mund të shkaktojnë simptoma serioze, duke përfshirë dhimbjen e legenit, ngopjen, rëndimin në stomak dhe fryrjen. Por përveç fryrjes, Hailey nuk ka treguar më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkaq, marrëdhënia mes Justin dhe Hailey Bieber duket se po kalon një periudhë të vështirë, duke shtuar shqetësimet për stabilitetin e tyre martesore. Së fundmi, Hailey hoqi Justin nga lista e personave që ndjek në Instagram, një veprim që ka ngjallur spekulime mbi një krizë të mundshme. Ky hap ka pasuar shqetësimet për gjendjen emocionale të Justin-it, i cili ka shpërndarë mesazhe shqetësuese dhe foto që sugjerojnë konsumimin e substancave.
Gjatë muajve të fundit, Justin Bieber, është bërë një shqetësim për fansat dhe admiruesit e tij. Sjellja e tij ka ndezur pyetje në lidhje me mirëqenien mendore, pavarësisht pretendimeve të përsëritura nga ekipi i tij se gjithçka është në rregull. Pëshpëritjet për një ndarje të mundshme nga Hailey dhe thashethemet për çështjet e substancave vetëm sa i kanë shtuar ‘benzinë zjarrit’ dhe dalja e tij e fundit në Coachella nuk bëri asgjë për të qetësuar zhurmën. Coachella është e njohur për energjinë e saj të egër dhe atmosferën e shkujdesur, por këtë herë, dukej se vetëm sa përforcoi renë e spekulimeve rreth Bieber.