Aktori i njohur William Levy duket se ka vendosur t’i japë fund thashethemeve për jetën e tij sentimentale. Ylli i ekranit ka bërë publike lidhjen e tij të re përmes një postimi në rrjetet sociale, duke zbuluar edhe identitetin e partneres që deri më tani njihej vetëm si “zonjusha J”.

Bëhet fjalë për Jennifer Camacho, një vajzë nga Porto Riko, me të cilën aktori shfaqet në momente mjaft të afërta. Lajmi vjen pasi prej ditësh qarkullonin zëra për një romancë të re të aktorit, por pa detaje konkrete mbi identitetin e vajzës. Tashmë, me konfirmimin publik, duket se Levy ka vendosur ta ndajë hapur këtë kapitull të ri të jetës së tij personale.


