Vëllai i Madh ka organizuar mbrëmë një Pyjama Party vetëm për vajzat, të cilat duket se e kanë shijuar pa fund. Ato kanë kënduar, kërcyer, luajtur dhe argëtuar shumë, duke lënë për një çast hatërmbetjet që kanë me njëra-tjetrën.

Nita, Kiara, Keisi, Jori, Efi dhe Dea kanë shijuar mbrëmjen dedikuar vetëm tyre duke luajtur me jastëkë, duke mbajtur njëra-tjetrën në shpinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Madje në një moment janë përqafuar në grup. Ishte Jori ajo që thotë hajde të bëjmë një përqafim. E teksa të gjitha ishin të bashkuara me njëra-tjetrën, Kiara u thotë se i ka “shumë xhan”.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë kësaj feste Jori është dehur dhe pasi kanë dalë nga aty, nuk e ka lënë rehat Gerti Koxhën.