Modelja e njohur, Sara Gjoka, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private.

Pjesë nga intervista:

Si arrijnë meshkujt te vajzat e njohura?

Nëpërmjet dhuratave, nëpërmjet njohjeve me miq. Dhuratat ia çojnë me postë, nëpërmjet njerëzve të përbashkët, ka shumë mënyra. Kush do e gjen mënyrën. Ka vajza që për atë gjë jetojnë dhe mezi i presin dhuratat. Ka vajza që nuk i hyjnë në sy.

Po ty të ka ndodhur?

Po, ka ndodhur. Mund të jetë një mik që të përdor si urë ndërmjetëse për shembull. Zgjedhin palë të treta për t’u afruar.

Ka ndryshuar çështja e mentalitetit. Sot nëse një djalë të ngacmon në rrugë, ti nuk ia hedh sytë sepse të duket vulgare mënyra si ata ngacmojnë. Të paktën ky është mendimi im. Nëse më afrohen në rrugë dhe bëjnë koment, mua nuk më tërheq.