Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, ishte sot e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ku temë diskutimi ishte legalizimi i shtëpive publike.

Teksa mori fjalën dhe zbuloi se ishte kundër një gjëje të tillë, Shqipja tregoi një histori personale të saj. Për herë të parë ajo rrëfeu se dikur e ka pasur pasion që të punonte si masazhatore.

“Doja të studioja për të pasur këtë punë, por gjërat shkuan si shkuan dhe studioja marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, vendosa të shkoj në një qendër masazhi dhe të filloja punë, që të mësoja dhe profesionin”, tregon ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Kjo e fundit shton se gjërat nuk shkuan aspak ashtu siç e kishte menduar. Ajo tregon se e kishin pranuar në punë, edhe pse nuk e dinte profesionin.

“Por më thanë do të merresh vetëm me burra. Ato vajzat që punonin atje, ishin me minifund, me reçipeta. Kur i pashë më shumë të zhveshura se të veshura i thashë vetes, nuk je për këtë punë”, rrëfeu Shqipja, e cila shtoi se bëhet fjalë për një qendër masazhesh në zonën e ish-Bllokut.