Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 janë përshkallëzuar, ndërsa pesë vajzat janë ndarë qartazi në dy kampe: Selin, Greta dhe Brikena përballë Livias dhe Juelës.

Debati nisi me deklaratën e Juelës, e cila pranoi se ka përdorur ofendime, por theksoi se nuk ka qenë kurrë ajo që ka sulmuar e para. “Kam ofenduar, por kurrë e para. Greta më ka thënë ‘ke karrierë të dështuar’. Nuk i pres fjalë të tilla nga vajzat që mbështesin vajzat,” u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Livia u tregua edhe më e drejtpërdrejtë ndaj Gretës. “Më ka thënë ‘dele’, Rogerta. Gretës i ka marrë koka erë. Vetëm ofendon. Thotë ‘ça profesioni ke bërë, ça filmi ke bërë?’ Kapet me jetën personale dhe vë epitete kafshësh. Të më thotë mua rrugaçe, halabake? S’është se s’kam pasur të ha bukë në shtëpi dhe më kanë sjellë këtu. Unë e kam lojën e rëndë. Më ofendoi dhe do e ofendoj,” deklaroi ajo.

Ndërkohë, Brikena dha këndvështrimin e saj për situatën: “Mendoj që Livia ka mbështetjen e Rogertit dhe Mirit dhe mendon se e thotë të saktë. Livia është e zgjuar, por s’më pëlqen kur i thotë mendimet e saj me agresivitet.”