E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Tea Dupi. Ajo ka komentuar mbi ngjarjet e ndodhura brenda “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Si e shikon marrëdhënien mes Valbonës dhe Laertit?

Jemi në një paralele tjetër të Egli-Gjesti, jemi te Valbona-Laert. Është një paralele. Kemi Valbonën të parën që zgjedh Laertin, e zgjedh dhe kërkon me forcë që të jetë e dashura e Laertit. Nga ana tjetër kemi Laertin që ka zgjedhur atë profilin e vet, që ka ardhur deri tani, që nuk po bën luftëra të mëdha, që nuk është i egër, që nuk ka situata që t’i nxjerrë ai. Por me atë natyrën “Laerti është Laerti”, jemi këtu në 90 e ca ditë me Laertin, që e shohin edhe në finale, që e shohin edhe për të fituar.

Personalisht unë nuk mund ta them këtë, sepse në finale duhet të jenë njerëzit që kanë dhënë shpirtin aty, keq apo mirë, por që janë shqyer për atë kupë. Sepse mendoj që fitorja e “Big Brother”, më shumë se lekët, është dinjitet. Është fitore e njerëzve që kanë luftuar për atë gjë. Pra ti duhet të luftosh shumë. Dhe nuk mendoj që Laerti ka luftuar shumë. Por ka atë paraqitjen e vet, përfaqëson atë grup njerëzish që kanë inteligjencë, që kanë personalitet, që nuk luftojnë shumë, por kur u vjen situata kanë qëndrimet e tyre dinjitoze për të shkuar në një nivel tjetër.

Laerti nuk ka rënë në grackën e të tjerëve te Bona, por ka dashur të jetë edhe ai lojtar. Kështu që kur e ka kërkuar Valbonën që të jetë afër, Valbona ka bërë gocën ‘tani nuk dua unë’. Jemi në një zallamahi marrëdhëniesh, pikërisht prej gjërave të filluara gabim. Nuk mundesh ti vetë e para që të tregosh simpatinë dhe ndjenjat, të thuash në prime që ‘unë ndiej për këtë djalin, unë e dua’ dhe kur ai të fton për darkë t’i thuash që ‘nuk dua’. /TAR/