Të ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro kanë qenë Liam Mandario dhe Sara Jaupaj për të bërë një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së VIP-ave brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Sara është regjisore në Radio Televizionin Shqiptar, ku ka punuar së bashku me Valbonën dhe Gertën. Në një debat midis këtyre dy të fundit në shtëpi, Valbona përmendi një situatë të Gertës nga jashtë ku ishte e përfshirë edhe Sara. Bëhej fjalë për një darkë mes Gertës dhe Sarës, ku Valbona e akuzoi se kishin pirë dhe po flirtronin me persona të tjerë. Lidhur me këtë, Sara u shpreh:

Gertës nuk i thuhej ajo. Sigurisht vetëm për statusin që ka, se hajde të ma thuash mua. Unë në fund të ditës jam një vajzë e divorcuar. Edhe mund të flirtoja. Ne atë ditë e kemi takuar Valbonën, e kemi përshëndetur, edhe pse Valbona sapo ishte larguar nga ai institucioni jonë ku mund të kishim bërë rolin sikur nuk e kishim parë, por e takuam me shumë dashamirësi dhe nuk e di pse Valbona e bën këtë. Në fakt nuk është hera e parë që e bën, se tek një Prime i tha Ledionit për Range-n. Ka qenë gjithmonë nga këto për të marrë informacione nga jashtë, për t’i hiperbolizuar dhe për t’i futur brenda në shtëpi.

A ka qenë Valbona me vajzat në ato momente, apo është gjendur rastësisht aty?

Jo, Valbona nuk ka qenë kurrë pjesë e shoqërisë. As e imja, as e Gertës. Nuk ka qenë. As unë nuk kam punuar me Valbonën në institucionin që jam tani. Thjesht e njihja më përpara. Jemi përshëndetur. Kemi qenë unë, Gerta dhe një shoqja ime.