Stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti ka ndarë një moment të paharrueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka marrë një tufë trëndafilash të bardhë dhe një mesazh falënderimi nga Beyoncé.

Ylli botëror e ka falënderuar Sahitin për krijimin e fustaneve më të bukura dhe për energjinë pozitive që ai ka sjellë në punën e saj.

Mesazhi i Beyoncé është plot mirënjohje dhe fjalë të bukura:

Valdrin, faleminderit shumë që bën magji të ndodhë dhe krijon fustanet më të bukura! Të dërgoj gëzim dhe dashuri. Beyoncé

Ky gjest i veçantë është një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm mes stilistit shqiptar dhe një prej emrave më të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare.

Sigurisht nuk ka munguar dhe një reagim nga vetë stilisti ku shpreh dashurinë dhe mirënjohjen e tij ndaj saj:

Përherë falenderues për këtë mbretëreshë të jashtëzakonshme, Beyoncé

Ti je diamanti që ndriçon udhëtimin tim, në të dyja, dhe karrierë e në jetë.

Të dua.