Çifti është ndarë pasi këngëtarja ndihej e frustruar nga “shkëlqimi” i bashkëshortit
 Johnny Depp dhe Vanessa Paradis zyrtarizuan divorcin muajin e kaluar, por përflitet se ata jetonin të ndarë që prej vitit 2010. Çifti është përpjekur në maksimum që ta bëjë ndarjen sa më pak traumatike për fëmijët e tyre: Lily-Rose, 13 vjeç dhe Jack, 10 vjeç.

“Kanë pasur zënka të shpeshta. Vanessa i shfrynte frustracionet e saj mbi të shoqin. Johnny e ka pasur zemrën e thyer, teksa shikonte si shpërbëhej familja e tij që e donte shumë”, ka thënë një burim për “US Weekly”.
Sipas burimeve, ka qenë Paradis ajo që i ka kërkuar Depp të shfaqej në filma të tipit “Pirati i Karaibeve”. Suksesi i aktorit, nisi të zbehë pak nga pak suksesin e saj, duke krijuar tension tek këngëtarja.
“Nisi të mendonte se kishte sakrifikuar shumë nga karriera e saj për atë. Asgjë nga ato që bënte Johnny, nuk ishte e mjaftueshme për të. Kur punonte nuk ishte e lumtur dhe kur nuk punonte i thoshte se ishte një dështak që nuk bënte asgjë për familjen dhe fëmijët”, thotë i njëjti burim.
Ndërkohë Depp duket se e ka hedhur mbrapa krahëve martesën me Paradis, e ka nisur një marrëdhënie me aktoren biseksuale Amber Heard. Kjo e fundit pak ditë më parë u nda nga e dashura, pikërisht për të konsoliduar marrëdhënien me Depp.
5 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)