Pronarja e shtëpisë botuese “Harry Poter”, Adrienne Vaughan, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në brigjet e Italisë. 

Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ndodhi në brigjet e Amalfit, kur e gjithë familja në një varkë me shpejtësi u përplas me një anije me vela, në të cilën ndodheshin 85 persona që festonin një martesë.

44-vjeçarja vdiq para para fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. Adrienne Vaughan ka rënë në ujë ku është goditur nga helika e varkës.

Shefja e shtëpisë botuese Bloomsbury USA, kompania e së cilës njihet më së shumti për librin “Harry Potter”, vdiq në vend, ndërsa burri i saj mbeti i plagosur.

 Ndërkaq, të dy fëmijët e tyre, vajza Leanna, 14 vjeçe dhe djali Mason, 11 vjeç nuk u lënduan.