Modelja më e pasur e “OnlyFans”, Sophie Rain, e cila ka kaluar shifrën e 100 milionë dollarëve fitime në vetëm dy vite, ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë të çmendur nga një yll i NBA.
Rain nuk ka bërë të ditur emrin, por ka konfirmuar se ai i kishte ofruar 15 milionë dollarë për të humbur virgjërinë me të. Në një bashkëbisedim live në “Instagram”, ajo zbuloi ofertën.
“Nëse të jap 15 milionë dollarë, a je gati të humbësh virgjërinë me mua?”, kishte qenë propozimi i basketbollistit. Ajo insistoi se e kishte refuzuar për të ruajtur “vlerat e saj morale”.
Sophie e konfirmoi këtë edhe në një intervistë për TMZ.
“Jam e krishterë dhe vazhdoj të jem e virgjër. Nuk kam pasur kurrë marrëdhënie seksuale”, tha modelja e cila publikon foto dhe video tërësisht nudo në “OnlyFans”.
OF performer Sophie Rain claims someone offered her $15 MN for her virginity
— RT (@RT_com) May 19, 2026
Her answer: 'No, I obviously have MORALS'
Selling porn on OnlyFans while preaching morals… have we reached peak civilizational decline? pic.twitter.com/PVdztucZxP
Ajo edhe më parë kishte deklaruar se fakti që është e virgjër, e kishte bërë kaq popullore në faqen me përmbajtje pornografike teksa shtoi se vlerat e saj morale e kishin shtyrë që të mos bënte asnjë gjë të ekzagjeruar përveç postimeve tërësisht e zhveshur.
“Unë jam e krishterë. E di që duket e çuditshme që jam në OnlyFans, por nuk bëj asgjë me askënd tjetër në llogarinë time. Jam thjesht unë”, theksoi Sophie Rain.



