Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, ka reaguar pas vdekjes së ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne.

Pesë ditë pasi ylli i muzikës ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare pasi ra nga kati i tretë i hotelit ku qëndronte në Buenos Aires, Bieber ripostoi një video emocionuese nga në memorialet për Payne.

“Vetëm mbani mend, ju lejohet të hidhëroheni si fanse. Ju admironi dikë për artin e tij. Ju lejohet të qani, të luteni, të ndiheni sikur një pjesë e juaja është zhdukur. Edhe nëse nuk e dinin kurrë emrin tuaj, ata ndryshuan botën tuaj.””, ka shkruar Bieber në videon e ripostuar.

Siç shihet në videon e shpërndarë nga Bieber, fansat janë mbledhur në Londër, Glasgow, Paris, Sydney, Nju Jork dhe në vende të tjera për të kënduar dhe qarë së bashku ndërsa vajtojnë Payne me lule, foto dhe qirinj. Muzikanti vdiq më 16 tetor dhe la pas një djalë 7-vjeçar, Bear.

View this post on Instagram

A post shared by ali 🌈 (@xorainbowlouis)