Ish-këngëtari i grupit të famshëm pop “One Direction”, Liam Payne, ndërroi jetë të mërkurën në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires.
Lajmi i rëndë u konfirmoi nga policia lokale që tha se muzikanti britanik 31-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të dhomës së tij të hotelit.
Ndërkohë bëhet e ditur se një grup mjekësh ligjorë ndodhen në hotelin ku ndodhi ngjarja tragjike, për të kryet të gjitha hetimet e nevojshme.
Nga ana tjetër, një grup i madh fansash janë mbledhur jashtë hotelit për të mbajtur zi për vdekjen e 31-vjeçarit – duke ndezur qirinj, duke kënduar këngë të “One Direction” dhe duke mbajtur momente heshtjeje.
Payne me origjinë nga Wolverhampton në Mbretërinë e Bashkuar, fitoi famë globale kur “One Direction” u formua në “X Factor”, në vitin 2010.
Ata u bënë grupi më i madh i djemve në botë, përpara se të tërhiqeshin në 2016. Payne publikoi albumin e tij të vetëm solo në 2019.