Një nga bosët më famëkeq dhe të pamëshirshëm të mafias në Itali, Benedetto Santapaola, i cili besohet se ka organizuar vrasjen e njërit prej prokurorëve më të famshëm të antimafias në Itali në vitin 1992, ka vdekur në burg në moshën 87 vjeç.
“Nitto” Santapaola u kap pas vitesh në arrati në vitin 1993 dhe kaloi më shumë se 30 vjet pas hekurave për nxitjen e një serie vrasjesh dhe sulmesh të tjera. I njohur si il caçiatore (gjahtari), ai u ngrit në rangjet e larta të mafias së Siçilisë në qytetin e Katanias që nga vitet 1970.
Ai u dënua për vrasjen e gazetarit Pippo Fava në vitin 1984, si dhe për një shpërthim me makinë që vrau gjyqtarin Giovanni Falcone, në një nga sulmet më brutale ndaj gjyqësorit në historinë e Italisë.
Falcone u hodh në erë pranë Palermos në maj 1992 në një sulm që vrau gjithashtu gruan e tij dhe tre oficerë policie, në atë që u bë e njohur si masakra e Capaci-t. Javë më vonë, gjykatësi anti-mafia Paolo Borsellino u vra gjithashtu në një shpërthim me makinë bombë, në të cilin u vranë edhe truprojat e tij.




