Vëllai i Madh informoi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri se përgjatë ditës do të futen disa personazhe, por se konkurrentët nuk duhet të reagojnë.
Arritja me sukses e kësaj prove do bënte që çmimit final do i shtohej 10 mijë euro.
Më parë u fut fituesi i BBVip 1, Ilir Shaqiri, dhe me hyrjen e tij, banorët e thyen rregullin direkt duke e takuar të gjithë Ilirin, e askush nuk respektoi rregullin e mosreagimit.
Më pas Vëllai i Madh futi brenda shtëpisë një qen golden retriever. Kur Luizi po e përkëdhelte duket se qeni u bezdis duke iu sulur dhe lehur por pa rrezik, pasi qeni ishte duke luajtur.
Luizi u tremb duke vrapuar.