Edhe pse ka pak ditë që ceremonia vjetore e “MTV Videos Music Awards” ka përfunduar, në rrjet janë duke qarkulluar momente epike të personazheve VIP që u paraqitën dhe performuan në skenën e madhe.

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, pak para eventit të rëndësishëm postoi një video në “TikTok”, ku thoshte se ishte e pavendosur që të merrte pjesë apo jo në ceremoni.

Por pavarësisht kësaj, Bebe ishte e pranishme dhe mahniti me ‘look-un’ e saj. Ajo u shfaq në Qendrën Prudential në Newark të martën me një fustan lëkure të zezë nga The Uncommonist, i kompletuar me një prerje në pjesën e pasme dhe një bisht të ngjitur.

Prerja joshëse e fustanit në të pasmet e Bebes tërhoqën vëmendje dhe një video është shpërndarë në së fundmi në “Twitter”, ku tregon momentin kur vëllai i Shakirës, Tonino Mebarak përpiqej të largonte shikimin por e kishte ‘të pamundur’.

Rexha ka treguar se nuk është ndier me vetëbesim kohët e fundit. Edhe veshja që ajo do të zgjidhte në eventin e rëndësishëm të këngës e kishte bërë nervoze, megjithatë rezultati flet ndryshe.