Një ditë më parë u bë e ditur se vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj, u gjet i pajetë në banesë. Për këtë lajm tragjik, ka pasur reagime nga shumë personazhe të njohur.
Reperi Mozik përmes një postimi në “Instastory” shprehu ngushëllime për familjarët dhe miqësinë.

“Ngushëllime familjes e shokëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty Tee”, shkroi reperi në postimin e tij.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, teksa policia e Kosovës raportoi se Paloka u gjet i pajetë në një banesë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.