Sheki Useni ka qenë një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, me Ed Manushin. Ai ka folur për jetën e tij private, ku ka treguar edhe një histori prekëse.
Sheki ka zbuluar se janë pesë fëmijë, por njërin prej tyre e ka marrë xhaxhai i tij, pasi nuk mund të kishte fëmijë me bashkëshorten e tij. Vëllai i tij e mori vesh këtë histori pas 16 vitesh, pasi ia ka treguar një person në fshat.
“Nëna është nga Bosnja, ndërsa babai është shqiptar nga Tenova. Prinërit nuk jetojnë më. Historia e prindërve të mi është e dhimbshme, se mamaja dhe babai vijnë nga rrethana shumë të varfra familjare. Meqë në fshatin tonë kishte disa boshnjake që ishin martuar, njëra nga ata ishte çika e axhës, i thotë kam martuar një shqiptar atje në Tenovë, unë do të gjej një burrë. Çmimi që ka paguar babai im për t’u martuar me mamin, se nuk kanë bërë dasmë, kanë qenë tre dele.
Jemi 5 fëmijë, unë jam më i madhi, pastaj vjen motra dhe 3 vëllezërit. Vëllain, axha meqenëse nuk kishte fëmijë, babi im ia dha, e rriste ai. Gjë e cila pastaj ka patur edhe atë dhimbjen specifike që ka përjetuar mami se kanë jetuar në një shtëpi. Është planifikuar që unë fillimisht të jepem tek axha se ka qenë më i madh se babi im, por mami insiston për jo dhe ka thënë ‘nëse kjo ndodh unë do të vras veten’. Nuk morën fëmijën e parë, thanë të dytin, por lindi vajzë. I treti lindi vëllai dhe ia morën, se nuk e dha mami vullnetarisht, ka vendosur vjehrra dhe kunati i madh. Rriten në një shtëpi, por mami nuk ka patur mundësi që të tregojë dashuri ndaj tij, e kjo ka qenë e dhimbshme.
Pas 16 vitesh e mori vesh vëllai se i tha dikush në fshat. Kjo ka qenë një shok për vëllain, ai e përpunoi. Në fillim se kam trajtuar si vëlla, tani e dimë se jemi nga i njëjti bark i nënës, por meqë programi në fillim ka qenë se është djali i axhës, ka ngelë. E ndjeja edhe mungesën e dashurisë së prindërve, mami nuk ka guxuar që të tregojë dashuri, as babi po në veçanti mami, për hatër të kunatës dhe kunatit të madh se nuk kishin fëmijë. Po kjo falë meditimit e kam shëruar këtë traumë”, tha Useni.
