Ka disa ushqime të cilat sjellin ters nëse shtrohen në tavolinën e Vitit të Ri.

Mos konsumoni ushqim që përmban krahë si pula pasi besohet se fati i mirë do të ‘fluturojë’ nga shtëpia juaj. Edhe pse mund të duket e çuditshme mos dhuroni majdanoz pasi do t’ju ndjekë fati i keq gjatë gjithë vitit. Pjatën e Vitit të Ri mos e përfundoni të gjithë pasi nëse pjata është e mbushur edhe vitin tjetër do të keni bollëk.

Bananen mos e prisni në feta pasi sjell fat të keq. Lëvozhgat e vezëve duhet t’i shkatërroni pasi përndryshe një magjistare do ti mbledhë dhe do t’ju sjellë vetëm fatkeqësi sipas kulturës britanike. Ndërkaq, sipas traditës, veshjet e kuqe që duhen veshur natën e 31 dhjetorit duhet të jenë të reja dhe duhen veshur vetëm natën e fundit të vitit dhe të nesërmen të hidhen.

Të veshësh diçka të kuqe natën e Vitit të Ri është për shumë një rit pajtues; ne e presim Vitin e Ri me shpresën se do të na sjellë fat, shëndet, siguri. Tradita e ngjyrës së kuqe në natën e Vitit të Ri lindi në Kinë. E kuqja është ngjyra e fatit, e begatisë dhe e fatit të mirë dhe zakonisht përdoret gjatë festimeve të dasmave si një ogur i mirë për bashkëshortët dhe për jetën e tyre të re së bashku.