Aktorja e njohur, Sydney Sweeney po përballet me reagime të forta pas një promoje pranë shenjës ikonike të Hollywood-it, që ka shkaktuar polemika. Aktorja e serialit Euphoria u filmua duke u ngjitur natën vonë në këtë monument dhe duke varur reçipeta, si pjesë e promovimit të markës së saj të re të të brendshmeve, Syrn, e cila mbështetet nga Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.
Edhe pse ekipi i Sweeney kishte siguruar një leje nga FilmLA, Dhoma e Tregtisë e Hollywood-it ka deklaruar se produksioni nuk ishte i autorizuar dhe se nuk ishte dhënë asnjë licencë apo leje për përdorimin ose aksesin e shenjës për qëllime komerciale.
Dhoma e Tregtisë, e cila zotëron të drejtat e pronësisë intelektuale mbi shenjën e Hollywood-it, konfirmoi se nuk kishte dijeni për këtë veprim deri në momentin kur pamjet u bënë publike. Zyrtarët bëjnë me dije se aktualisht po hetohet mënyra se si është aksesuar zona dhe nëse ka ekzistuar ndonjë autorizim.


