Kim Kardashian

Ylli televiziv ka thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale me Pete Davidson përpara oxhakut, “në nder të gjyshes së saj”. Në emisionin “The Kardashians”, Kim i tregoi gjyshes: “I thashë: ‘Gjyshja më tha që e jeton jetën vërtet kur bën seks përpara oxhakut. Kështu që, bëmë seks para oxhakut, në nderin tënd.’ E di që është shumë e çuditshme”.

Charlie Puth

Këngëtari tregoi se humbi virgjërinë me një fanse kur ishte 21 vjeç: “Nuk e pashë më kurrë. Ishte shumë e sjellshme, por ndonjëherë më vjen keq që nuk e bëra atë moment më të veçantë”.

Ariana Grande

Ajo postoi një tweet (tani i fshirë) ku bënte shaka për madhësinë e penisit të Pete Davidson, duke nisur kështu “BDE-gate” (BDE = Big D*ck Energy, një shprehje virale për vetëbesim seksual mashkullor).

One Direction

Në një episod të “The Jonathan Ross Show”, anëtarët e grupit u pyetën nëse ishin pjesë e Mile High Club (shprehje për ata që kanë bërë seks në avion).

Louis Tomlinson dhe Liam Payne thanë: “Unë po”.

Niall Horan tha: “Kurrë”.

Harry Styles nuk dha përgjigje – thjesht hodhi tabelën e tij mënjanë.

Pete Davidson dhe Ariana Grande

Në një intervistë për “The Howard Stern Show”, Pete foli për jetën seksuale me Ariana Grande:

“Sa herë që jemi intim, unë gjithmonë kërkoj falje dhe i them: ‘Faleminderit. Je e mrekullueshme që po bën këtë. Faleminderit shumë’.

Cara Delevingne

Ajo ka pranuar se ka bërë seks shpesh në avionë.

“Kam bërë seks në avion shumë herë. Por gjithmonë jam kapur. Është shumë e vështirë të mos të zënë. Kam bërë seks në karrigen e avionit dhe një burrë po na shikonte. Në fund i thamë stjuardesës: ‘Ky na rri duke na parë. A mund t’i thuash të ndalojë?’”. /TAR/