I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka dhënë disa këshilla për të gjithë se si të ushtrohen gjatë stinës së verës.

Sipas tij, nëse bëni palestër në verë e keni me lehtë pastaj në shtator. Remil u shpreh se ushqimi i mirë është kyç në rënien e peshës si dhe shtoi se femrat duhet të pinë 2.5-3 litra ujë në ditë dhe djemtë 3.5-4 litra.

Pjesë nga intervista:

Çfarë po ndodh me të ushtruarit fizikë gjatë verës? Domethënë ka më shumë apo më pak njerëz? A është periudha më e mirë për t’u dobësuar për ata që duan të humbin kilogramë?

Do thoja si çdo vit tjetër. Shumica e personave nuk vijnë në stinën e verës.

Po pse?

Dhe është një gabim shumë i madh. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të mos ardhur në palestër. Aq më tepër, unë mendoj që është një arsye e shtuar për të ardhur në palestër gjatë stinës së verës. Për shkak se ti tonifikohesh shumë herë më shpejt se sa në dimër. Nuk do kesh oreksin e dimrit dhe ti ushtrohesh, punon më pak dhe arrin rezultate akoma dhe më shpejt. Është një mendim i gabuar i njerëzve që thonë të lëmë verën, të shtojmë disa peshë dhe t’i rikthehemi shtatorit. Ndërkohë që në shtator do e kenë punën akoma më të vështirë. Unë jam dakord që çdo njeri do konsumojë disa gjëra më tepër gjatë stinës së verës sepse po pushon.

Po për këtë është arsyeja më e madhe për të shkuar në palestër.

Pa diskutim. Këtë po thoja, se ça i kushton një personi të ushtrohet 40 minuta në 24 orë.

Vapa i dembelos.

Komoditetet janë, çështja është të jetë dëshira. Është kjo gjëja që nëse ti dembelosesh për një herë, nuk shkon një dhe dy herë, ti do e lesh.

Të merr rrjedha pastaj.

Po. Unë mendoj që personat që kanë menduar të humbasin peshë gjatë stinës së dimrit duhet të fillojnë tani në verë. Niseni tani që t’a keni më kollaj në dimër.

Pra, mënyra më e mirë për të hequr ato kilogramë që nuk i kanë hequr gjatë vitit, është vera. Me çfarë kombinohet tjetër?

Është stina më e mirë. Tani pa diskutim që është ushqimi. Ushqimi është kyç në rënien e peshës, por kur ti shton edhe kardion, nuk do kesh oreksin që ke në dimër. Më shumë ujë gjatë verës.

Sa ujë pi ti tani mesatarisht?

Po pi 4.5 litër ujë, që normalisht është 3.5 litër. Por mbase nga aktiviteti, palestra, kam shtuar kardion. Por 2.5 – 3 litra që është mirë për femra dhe 3.5 – 4 për djemtë, është idealja, gjatë stinës së verës.