“Vera nuk do na gjejë single”. Kjo ishte deklarata e Mozzik që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve, pasi la të kuptonte se është gati për një lidhje të re.

Kujtojmë se më herët, ish-partnerja e tij Loredana Zefi, u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me reperin e njohur dhe u përfol për një lidhje me reperin gjerman, Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”.

Por, mesa duket e gjithë situata e ditëve të fundit ku njëri gjuan tjetri pret, qenka një “lojë”. Kjo pasi ish-çifti përfliten për një ribashkim për të disatën herë. Ndonëse dyshja e kanë mohuar kategorikisht këtë gjë, një detaj së fundmi ka ngjallur dyshime mbi raportin e tyre.

Faqja në “Instagram”, “Vipat e Bllokut”, kanë postuar një foto shkëputur nga postimet e reperëve në fjalë ku duken në të njëjtën makinë. Mirëpo këto dyshime do të mbeten deri në një konfirmim zyrtar nga dyshja.

Ndërkohë ju kujtojmë që Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.