Mbrëmjen e djeshme është mbajtur eventi i rëndësishëm muzikor, “MTV Europe Music Awards 2022”, në PSD Bank Dome në Dusseldorf të Gjermanisë.

Teksa këngëtarët e famshëm presin që të marrin ndonjë çmim, nga ana tjetër fansat e tyre janë shumë kuriozë të shohin edhe veshjet e tyre.

Dhe si çdo vit tjetër, në tapetin e kuq u shfaqen nga veshjet e ‘çuditshme’, seksi deri te të ‘rrezikshmet’. 

 “Daily Mail” ka publikuar fotografitë e disa prej të pranishmëve që kanë parakaluar në tapetin e kuq me ‘veshjet më të këqija’.

Artistja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, kishte veshur një veshje të çuditshme blu elektrike nga koka te këmbët, me një panel abstrakt në formë gjetheje që e rrethonte. Kjo veshje i nxirrte 33-vjeçares velin e saj të hollë.

Ndërkohë seksioni i pantallonave u bashkua në takat e mprehta që i shtuan njëfarë lartësie bukuroshes bionde.

Një paraqitje që nuk u pëlqye nga fansat ishte edhe e ish-yllit të “Love Island”, Jack Fowler. 26-vjeçari dallohej menjëherë nga të pranishmit e tjerë, pasi kishte veshur një kostum neoni me shumë ngjyra, me printime të lëkurës së gjarprit. Pamjen e guximshme e kishte kombinuar me një bluzë të zezë dhe atlete të bardha “Nike”.

Pas një sërë polemikash të kohëve të fundit, Noa Kirel gjithashtu kishte bërë një zgjedhje të pazakontë. 21-vjeçarja u shfaq me një veshje të mbuluar me printime të fytyrës së reperi të famshëm, Kanye West.