I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë doktori i njohur Altin Veshti, i cili ka analizuar me detaje gjithçka rreth kujdesit që ne duhet të kemi për të pasur një zemër të shëndetshme dhe jo vetëm kaq…

Prof. Dr. Altin Veshti një prej emblemave të kardiokirurgjisë në vendin tonë, është një mjek i cili punon në të gjithë botën por zgjedh të qëndrojë në Shqipëri duke dhënë kontributin e tij në fushën e kardiokirurgjisë.

Gjatë intervistës, Ilvi u ndal edhe te një prej fushave më delikate të punës së Prof. Dr. Altin Veshtit, kardiokirurgjia pediatrike, duke e pyetur për pacientin më të vogël që ka operuar ndonjëherë.

“Sa është pesha më e vogël e një bebeje që ke operuar, doktor?”, e pyeti moderatori.

“1.8 kilogramë. Dyditëshe”, u përgjigj Prof. Dr. Altin Veshti.

“Dyditëshe dhe ndërhyrje në zemër. Të tjerët imagjinojeni vetë”, reagoi Ilvi Begolli.