Kim Cattrall dhe partneri i saj, Russell Thomas, janë martuar. Mediat e huaja shkruajnë  se ylli i “Sex and the City” u martua më 4 dhjetor në Chelsea Old Town Hall në Londër.

Sipas “People”, të ftuar ishin vetëm 12 persona. Ndërkohë në fotografitë e siguruara nga media në fjalë, aktorja e famshme shfaqet me një fustan të bardhë Dior dhe fund tull. 69-vjeçarja e kishte kompletuar pamjen me doreza Cornelia James.

Nga ana tjetër, 55-vjeçari kishte veshur një kostum të zi të punuar me porosi nga Richard James me një kravatë të artë.

Çifti shkëmbeu një puthje të ëmbël pas lidhjes së kurorës dhe u panë me adhurim në sytë e njëri-tjetrit ndërsa Kim mbante në dorë një buqetë lulesh.

“People” shkruan se Kim Cattrall u stilua nga dizajnerja e kostumeve të “Sex and the City”, Patricia Field.

Kjo është martesa e katërt e Cattrall. Bashkëshorti i parë ishte Larry Davis, me të cilin ishte u martua në vitet 1977-1979. Më pas u martua me Andre J. Lyon në 1982, por u divorcuan në 1989. I shoqi i tretë ishte Mark Levinson, me të cilin ishte e martuar nga 1998-2004.

Cattrall dhe Thomas, i cili është inxhinier audioje, kanë nisur lidhjen që nga viti 2016.