Vetëm gjashtë vjeçe, por tashmë mban rekordin botëror për femra në zgjidhjen e kubit të Rubikut 3x3x3. Lian Yunzhi nga provinca Sichuan në Kinë ka arritur ta zgjidhë kubin në një mesatare prej vetëm 4.27 sekondash, duke përmirësuar rekordin botëror dy herë brenda tre ditësh.
Në dy gara të certifikuara nga World Cube Association (WCA), vogëlushja fillimisht regjistroi një mesatare prej 4,52 sekondash, përpara se ta ulte sërish kohën në 4,27 sekonda. Sipas “China News Service”, Lian është bërë vajza e parë në botë që arrin një mesatare nën 4,5 sekonda në këtë disiplinë.
A six-year-old girl has set a new world record for the fastest solving of a Rubik’s Cube.
— The Telegraph (@Telegraph) September 22, 2026
Lian Yunzhi, from China, broke the women’s world record for the 3x3x3 Rubik’s Cube twice in three days at competitions in the provinces of Wuhan and Guangzhou.
🔗: https://t.co/xEYjtv2aKv pic.twitter.com/xKkkjWFzFw
Pas këtij rezultati që zgjat vetëm pak sekonda fshihet një përgatitje intensive. Lian ka mësuar më shumë se 1,300 algoritme të ndryshme për zgjidhjen e kubit dhe gjatë vitit të fundit është stërvitur nga dy deri në tre orë çdo ditë.
Pasioni për kubin e Rubikut është pjesë edhe e përditshmërisë së saj. Pamjet nga jeta e vogëlushes tregojnë se ajo stërvitet në shtëpi, ndërsa e zgjidh kubin edhe gjatë kohës që ndodhet në shkollë. Në garat ku vendosi rekordet e reja, Lian është parë duke marrë edhe trofeun për rezultatet e saj.



