Në një moment emocional brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Valbona është përlotur. Gjatë një bisede me Aldon, ajo shprehu shqetësimet e saj për paragjykimet që ka ndjerë nga të tjerët.
“Vetëm më paragjykojnë, vetëm kryqëzohem”, ka thënë ajo, duke treguar se ndihet e keqkuptuar dhe nën presion.
“Jam shumë e mërzitur, sepse gjithmonë vetëm gjykoni, paragjykoni. Nuk pyesni asnjëherë si jam, çfarë ndjej. Vetëm ‘Bona kjo’, ‘Bona ajo’. Vetëm më kryqëzojnë. Bona nuk ka të drejtë për asgjë, as të hajë as të pijë, për asgjë”, vijoi banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë Aldo që ishte pranë saj u përpoq t’a mbështeste në këtë situatë.