Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, ka ndarë sot me 669 milionë ndjekësit e tij në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me të brendshme. Në pozën në fjalë, bie në sy fiziku i tij spektakolar.

Më 5 shkurt të vitit 2026 Ronaldo do të mbushë 41 vjeç dhe është në formën më të mirë fizike. Foto e postuar sot në “Instagram” ka marrë mbi 7 milionë pëlqime brenda pak orësh.

Gjendja e tij aktuale është vërtet mbresëlënëse dhe vazhdon të jetë një forcë në fushë, siç dëshmohet nga statistikat e tij, 11 gola dhe dy asiste në 12 ndeshje këtë sezon.

Pa dyshim, ish-lojtari i Real Madridit dhe Mançester Junajtid, ndër të tjerë, po stërvitet çdo ditë për të arritur formën e tij më të mirë për Kupën e Botës 2026, e cila mund të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në një Kupë Bote.

Megjithëse me Ronaldon, gjithçka është e mundur dhe kush e di, ndoshta ai do të arrijë edhe në Kupën e Botës 2030, e cila, çuditërisht, do të mbahet në Portugali, Spanjë dhe Marok.