Reperi i grupit të njohur “Migos”, Takeoff, u shpreh një javë përpara se të ndërronte jetë, se do të donte t’i sillnin lule sa ishte ende “këtu”.
Ai u shfaq në podcast-in “Drink Champs” së bashku me reperin Quavo, për të promovuar projektet e tyre të reja si dyshja rap “Unc & Phew”. Aty, Takeoff foli gjithashtu edhe për dëshirën e njohjes së talentit të tij sa ishte ende gjallë.
“Unë jam i qetë, jam tepër i qetë, por është koha për të ‘shpërthyer’. Unë dua të futem në rrjedhën time. Koha për të më dhënë ‘lulet’ e mia. Nuk i dua kur nuk jam më këtu”, tha reperi në atë kohë.
Ndërkohë në përfundim të podcast-it, reperi pranoi një buqetë me lule.
Kujtojmë se Takeoff, i lindur si Kirshnik Khari Ball, u vra herët në mëngjes të martën në Houston pasi një shpërthimi të shtënash në një lojë me zara. Ai ishte 28 vjeç.