Një thashethem viral ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku pretendohet se Erika Kirk, e veja e aktivistit konservator të vrarë Charlie Kirk, është në një lidhje romantike me trajnerin amerikan të futbollit Lane Kiffin. Ky është një nga pretendimet e shumta që kanë nisur të përhapen në internet pas vrasjes tragjike të bashkëshortit të saj në shtator të vitit të kaluar.

Pretendimi u shpërnda fillimisht në platformën X nga një përdorues me emrin Shane Tuttle, i cili publikoi një foto të Erikës Kirk dhe Lane Kiffin, të shoqëruar me mbishkrimin: “Lane Kiffin dhe Erika Kirk raportohet se janë në lidhje”.

Pas vrasjes së Charlie Kirk, i cili ishte CEO dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, në internet kanë qarkulluar disa akuza dhe pretendime të pabazuara ndaj Erikës Kirk, e cila aktualisht mban postin e CEO-s së Turning Point USA. Këto pretendime janë cilësuar si përpjekje për ta diskredituar dhe dëmtuar figurën e saj publike. Nuk ka prova që mbështesin thashethemin.

Pretendimi për një lidhje mes Erikës Kirk dhe Lane Kiffin nuk mbështetet nga asnjë burim i besueshëm mediatik apo nga ndonjë deklaratë zyrtare. Një kërkim në mediat kryesore dhe në rrjetet sociale nuk prodhon asnjë raportim që konfirmon këtë pretendim, përveç postimit viral në X.

Për më tepër, në biografinë e përdoruesit që e publikoi fillimisht lajmin thuhet qartë: “Everything I do is Satire” (“Gjithçka që bëj është satirë”), çka e bën të qartë se pretendimi nuk është serioz dhe nuk bazohet në fakte.