E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka. Ajo ka folur më shumë mbi mënyrën se si njihen sot të rinjtë, por duke zbuluar edhe disa detaje nga jeta e saj private…
Cila është ajo vajzë që sipas mendimit tënd nuk duhet të dalë më kurrë në ekran?
Janë shumë. Nuk do të doja t’i jepja atë rëndësinë, prandaj nuk do doja t’i përmendja. Mendoj se është emri me të cilin kemi pasur polemika më përpara këtu në emisionin tënd dhe tek “E Diella”. Xheneta.
Pse?
Për mendimin tim personal dhe besoj se për shumicën e publikut, nuk e shoh se çfarë sjell në ekran, përveç skandaleve, sherreve, banaliteteve. Dhe jo vetëm ajo, por çdo njeri i tillë që del në ekran, mua nuk më duket e përshtatshme.
