Pas eliminimit të Efi Dhedhes, duket se Luiz Ejlli është ndjerë vetëm në shtëpi. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte “krahu” i tij i djathtë, pasi e mbronte në çdo debat që ai kishte me banorët në shtëpi, por edhe anasjelltas. Edhe Luizi bënte të njëjtën gjë me të.
Pas gatimit të petullave, sfida e radhës që Vëllai i Madh u dha banorëve, Luizi dhe Kiara Tito patën një bisedë të shkurtër në banje.
View this post on Instagram
Këngëtari i njohur i tha moderatores se është bërë lojë e vështirë sepse ka 8 vetë kundër. Të vetmit banorë tha ai, që i ka në krahë janë Kiara dhe Valbona.
Nga ana tjetër, Tito nuk reagoi fare, por thjesht i tha atij se nuk ka çfarë bën.