vic1vic2vic3Ish-‘Spice girls’, tanimë një stiliste e suksesshme, Victoria Beckham ka prezantuar së fundmi linjën më të re të veshjeve të saj, gjatë javës së modës në New York, ku kanë qenë të pranishëm personalitete të njohura të botës së showbizit.


vic


Por ajo që ka rënë në sy gjatë sfilatës kanë qenë modelet shumë të dobëta, me pamje të ‘trishtuar’, çka ka sjellë reagimin e mjaft profesionistëve që e kanë parë me sy kritikë këtë zgjedhje të bashkëshortes së David Beckham.


vic4


Sipas tyre, Victoria Beckham ka sjellë një imazh të vetvetes përmes atyre modeleve kockë e lëkurë, që nuk janë një shembull aspak i mirë për vajzat e reja.


15 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)