Festa e Victoria Beckham në Londër ka përfunduar me një incident jo të këndshëm. Gruaja e David Beckham, duket se është e dehur dhe del nga “boutique” i saj i ri duke u mbajtur nga ish-futbollisti i famshëm anglez.
Por ajo që duket më keq, është lagia në mënyrë të sikletshme te pantallonat, para dhe prapa. Zëdhënësi i saj bën me dije se këngëtarja është lagur pa dashje me një gotë verë, por ueb-i nuk e beson.
Me pantallona të zeza, bluzë të zezë dhe taka të larta, Victoia duket shumë elegante dhe mbërrin në “Dover Street” për të përuruar “boutique”-n e saj londinez. Kur hyri, shkruajnë mediat britanike, ishte “esëll”, por kur mbaroi ceremonia, ecja e saj ishte e pasigurt, aq sa u detyrua të kapë për krahu Davidin.
Por ajo që i shtangu të gjithë, ishte një njollë uji në lartësinë e pjesëve intime. Beckham nuk përpiqet as ta mbulojë me xhaketë, që në të vërtetë e mban mes duarve i shoqi.
Fotografët përfitojnë dhe imazhet bëjnë xhiron e botës. Zëdhënësi i stilistes bën të ditur që Victoria është rrëzuar për shkak të takave të larta dhe një gote me verë që iu përplas në pantallona. Por ndjekësit në rrjetet sociale mendojnë ndryshe…
Asgjë nuk po i shkon për mbarë Victorias në këtë periudhë. Në fillim kritikat, pasi kishte nxjerrë në pasarela modele shumë të dobëta, pastaj zërat për një krizë bashkëshortore pas heqjes së tatuazheve të dedikuara ish-futbollistit dhe tani këto foto që e kanë sikletosur para publikut.
25 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)