I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun ka qenë ish-banori i BBV, Angelo Haruni. Gazetari dhe moderatori i njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka treguar më shumë për jetën e tij personale.
Në klipin prezantues të Angelos që u transmetua në natën e parë kur ai hyri në shtëpinë e Big Brother një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte se kur u pyet se cila ishte gjëja që do të kishte kërkuar për herë të fundit në Google para se të hynte në Big Brother ai u përgjigj: P*rno.
Sot në Big Brother Radio ai sqaroi gjithçka duke u shpreh se:
Ishte një montazh tek ai klip, mua më kanë pyetur se cila është puna më e çuditshme që mund të kesh bërë dhe unë jam përgjigjur p*rno. Po, e kam bërë. Ka mbi 10 vite nga ai muhabet, me kamera dhe jo me maskë, por pa kokë.
Tani të rinjtë dëshirojnë që të gjejnë mënyra kreative për të bërë para. Pse jo? Si është ajo shprehja: Gjej një punë që e ke pasion dhe nuk do të punosh asnjë ditë në jetë. Fituam disa lekë dhe e mbyllëm pastaj sepse u bëmë imazh dhe bëmë karrierë. Ishte e mirëpaguar për kohën shumë e mirëpaguar. E mbylla pastaj sepse ideja është sa perspektivë ka në jetë me atë lloj pune. Zgjati 3-4 muaj, video si në YouTube, sipas kërkesave dhe sipas komenteve çfarë kërkonin. Nuk ekziston më asnjë lloj gjurme nga ato video, i kam fshirë.
Ideja ishte që ti e kishe në dorë vetë çelësin e llogarisë tënde, ishte para OnlyFans-it, tani është më kollaj akoma.
Më tej ai shtoi se:
Për 3-4 muaj që llogaria ka qenë aktive unë kam bërë 4000-5000 euro. Që para shumë kohësh ishte një shumë e konsiderueshme, paga mesatare ishte 450-500 euro. Kisha një shoqe me të cilën vendosëm që ta ndërmerrnim këtë si iniciativë, një të dashur. Vendosëm që ta bëjmë, e provuam por pa fytyrat tona sigurisht.
