Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në Kinë, ku një nënë dhe fëmija i saj u hodhën nga një fouristradë gjatë një përplasjeje me barrierat mbrojtëse në autostradë. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së automjetit, duke dokumentuar momentin kur makina humb kontrollin dhe rrotullohet disa herë në rrugë.
Aksidenti ndodhi në autostradën Nanjing Ring, pasi drejtuesi i fouristradës bëri një manovër të papritur për të shmangur një objekt plastik që ndodhej në rrugë. Pas manovrës, automjeti doli nga kontrolli, u përplas me barrierat anësore dhe më pas u rrotullua me forcë në autostradë.
A mother and child survived after they were thrown from an SUV that slammed into a guardrail and spun violently across a highway in China.
— Fox News (@FoxNews) September 30, 2026
Dashcam video shows the driver suddenly swerving to avoid a plastic board on the Nanjing Ring Expressway, sending the vehicle out of… pic.twitter.com/hlWGUOBWP2
Sipas policisë, babai dhe djali, të cilët ndodheshin në sediljet e përparme, kishin vendosur rripat e sigurimit dhe për këtë arsye nuk pësuan dëmtime. Ndërkohë, nëna dhe fëmija që ndodheshin në sediljet e pasme nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Gjatë përplasjes, të dy u hodhën jashtë automjetit përmes xhamit të pasmë. Si pasojë e aksidentit, nëna dhe fëmija pësuan fraktura në krahë, ndërsa familja mundi t’i mbijetojë përplasjes. Pamjet e aksidentit tregojnë qartë momentin e frikshëm kur automjeti tip SUV përplaset me barrierat dhe humbet plotësisht kontrollin.


