Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Andy Dick, u filmua duke marrë një dozë të tepërt në një rrugë në Los Angeles, teksa kalimtarët iu afruan dhe u përpoqën që ta ndihmonin.
TMZ ka publikuar një video të aktorit, i cili shfaqet i ulur në shkallë dhe duke humbur ndjenjat. Sipas kalimtarëve, ai kishte marrë një mbidozë dhe menjëherë thirrën një ambulancë.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit tha për mediat se kishin marrë një telefonatë për një 59-vjeçar që ishte mbidozë dhe që nuk ishte dërguar në spital.
Më vonë, Andy Dick i tha medias së lartpërmendur se kishte pirë kokainë me një burrë të panjohur, të cilin e kishte takuar në rrugët e Los Angelesit. Ai deklaroi se ndonjëherë pi kokainë.
“Ishte një burrë i moshës sime atje dhe më erdhi keq për të. Ai ka fëmijë, ishte në depresion dhe ishte ulur në trotuar. Pastaj kërkoi kokainë dhe mendova, ‘E dini çfarë? Ndoshta më duhet pak nga ajo'”, tha ai.
Aktori i njohur ka vuajtur nga varësia ndaj drogës dhe alkoolit për shumë vite.


