Një incident i pazakontë ka ndodhur në Makau, ku një robot humanoid është ndaluar nga policia pas një përplasjeje me një grua të moshuar në rrugë. Video tregon momentin kur punonjësit e rendit e shoqërojnë robotin larg vendit të ngjarjes, duke bërë që përdoruesit të komentojnë se robotit i është bërë “arrestim” i pazakontë.

Robots, një model Unitree G1, ishte aktiv për një demonstrim promovues kur papritur i afrohej një gruaje rreth moshës 70 vjeçe, e cila u trondit kur e pa. Video tregon gruan duke u shqetësuar dhe duke i folur robotit përpara se policia të arrinte dhe ta shoqëronte atë. Asnjë kontakt fizik nuk u raportua, por gruaja u dërgua në spital për kontrolle, dhe më vonë u lirua pa lëndime serioze.

Policia më pas i ktheu robotin operuesit të tij, i cili po e përdorte për aktivitetet promovuese dhe i dha një paralajmërim për të qenë më i kujdesshëm kur përdor teknologji të tilla në hapësira publike. Rikujtojmë se Elon Musk ka deklaruar se robotët e drejtuar nga inteligjenca artificiale do të tejkalojnë kirurgët njerëzorë deri në vitin 2028, duke shtuar se kjo mund t’i bëjë të panevojshme diplomat tradicionale të mjekësisë.

Musk parashikon se robotët me inteligjencë artificiale, si Optimus i Teslës, brenda pak vitesh do të performojnë më mirë se mjekët dhe kirurgët njerëzorë. Sipas tij, deri në fund të dekadës, kujdesi shëndetësor mund të dominohet nga sisteme të avancuara AI, që do të analizojnë skanerët mjekësorë dhe do të kryejnë operacione të ndërlikuara me saktësi më të lartë dhe më pak gabime sesa njerëzit.