Një tjetër lajm i bukur ka ardhur për çiftin e njohur, Roela Meka dhe Vedat Sulemani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” kanë ndarë me ndjekësit në “Instagram” një video ku Roela i tregon Vedatit testin pozitiv të shtatzënisë.
Postimi në fjalë mori menjëherë reagime të shumta dhe urime nga fansat e tyre.
Kujtojmë se çifti u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Siela. Tani, vogëlushja do të bëhet me një motër ose vëlla, duke sjellë edhe më shumë lumturi në familjen e tyre.



