Së fundmi Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë gjatë një interviste për garën ndërkombëtare të bukurisë.

Gjatë prezantimit të saj, Selmani u shpreh se flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe, duke i përshkruar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo deklaratë u shpërnda shpejt në platforma si Instagram dhe TikTok, duke u bërë virale brenda pak orësh.

Komentet e ndjekësve ishin të përziera. Disa e morën me humor, si diçka e shkaktuar nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie ose si një deklaratë të qëllimshme.

View this post on Instagram

A post shared by da baddest (@albaniabaddest)