Futbollisti i njohur, Myrto Uzuni, festoi mbrëmë 31 vjetorin e lindjes. E si pasojë, Kombëtarja shqiptare e ka nisur grumbullimin e saj duke festuar.

Teksa sulmuesi ishte në një darkë grupi me pjesën tjetër të futbollistëve kuqezinj, Elseid Hysaj vendosi ta surprizojë teksa u shfaq me një copë torte me qiri që t’a fikte beratasi.

Ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës e uroi me këngën tradicionale të ditëlindjes. Më pas Uzuni mbajti dhe një fjalim të shkurtër, ku u shpreh se ishte shumë i lumtur që e festonte ditëlindjen me ta.

“Jam shumë i lumtur që e festoj ditëlindjen time me ju këtu, është kënaqësi të jem këtu. I uroj mirëseardhjen stafit të ri në Kombëtare”, tha sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Shiko këtu videon e urimit