Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, ka surprizuar ndjekësit e saj në “Instagram” me një moment të veçantë që ka kaluar së fundmi.
Ajo ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Mateo Borri. Por jo vetëm kaq, pasi në imazhet në fjalë del edhe vëllai i Brikenës.
“Video e shumëkërkuar”, ka shkruar Selmani krahas videos në fjalë që është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.
Video është realizuar gjatë një dasme, ku Brikena martoi djalin e tezes. E kjo ka marrë vëmendje të madhe, pasi Mateo ishte i ftuar.
Pjesëmarrësja e ish-finalistit të BBV 5 në këtë moment të rëndësishëm familjar, merr një tjetër rëndësi për shkak të historisë që dyshja ka treguar më herët.
Teksa ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ata zbuluan se njiheshin prej rreth katër vitesh, por në atë periudhë marrëdhënia e tyre nuk kishte avancuar, pasi një takim mes tyre nuk ishte realizuar për shkak të ndërhyrjes së familjarëve të Brikenës.


