Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4 është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me çmimin e madh. Momente emocionuese janë publikuar kur Gjesti është përqafuar nga prindërit e tij.

Por teksa ndodheshin në skenë Egli gjithashtu ka takuar edhe prindërit e Gjestit, në fillim babain e tij duke e përqafuar, mamanë dhe motrën tek e cila u ndal duke diskutuar edhe më tej. Aty nddhej gjithashtu edhe vëllai i vogël i Gjestit.

View this post on Instagram

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Nga ana tjetër Gjesti ka dhënë deklaratën e parë për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.

Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.