Një elefant dhe një luaneshë kanë realizuar një përplasje komike në një pus në Afrikën e Jugut.

Në një video të postuar nga platforma e kafshëve të egra Latest Sightings, një luaneshë po rrinte pranë pusit të Rezervatit të Lojërave Balule kur një elefant iu afrua, duke i tërhequr vëmendjen luaneshës. Elefanti filloi të zhyte feçkën e tij në pus dhe të pinte ujë.

Shikoni VIDEON:

… bisha e madhe përdori feçkën e saj për t’i hedhur ujë luaneshës, i cila kërceu menjëherë në shkurre.

Elefanti lëshoi një ulërimë triumfuese teksa ndiqte luanin, shihet nga pamjet e siguruara nga kamera. Më pas shihet që elefanti bën ca hapa pas për t’u tërhequr, pasi tashmë vetëm e dëgjonte luaneshën por nuk e shihte dot…dhe video përfundon me kaq.

“Luanesha dhe elefanti kaluan një ditë me njëri-tjetrin, ndoshta tashmë  me më shumë respekt”/ Latest Sightings