Raporti i 3 viteve më parë mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve në “Big Brother VIP 5”.

Ndërsa Brikena po e mohon kategorikisht çdo mundësi për një lidhje, Mateo insiston se mes tyre ka pasur një pëlqim dypalësh.

Por, debati është ndezur edhe më shumë nga një veprim i familjes së Mateos, të cilët menaxhojnë rrjetet e tij sociale. Në “Instagram”-in e tij zyrtar është bërë “repost” një video ku ironizohet hapur qëndrimi i banores.

Familja e ka shpërndarë videon duke lënë të kuptohet se Brikena “ndihet në siklet derisa flet për këtë raport”, duke e interpretuar nervozizmin e saj si shenjë që fsheh të vërtetën.

Ky veprim tregon se familja e Mateos mbështet versionin e tij të historisë, duke hedhur poshtë mohimet e vazhdueshme të Brikenës.