Kiara Tito ka festuar dje 27-vjetorin e lindjes dhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka pasur festë që kur hyri data 18 janar e deri në orët e vona të darkës.
Moderatorja surprizën e parë e mori nga Luiz Ejlli, i cili i këndoi një këngë dhe kërcyen së bashku në orën 12:00 të natës. Pasi kaluan këto momente emocionuese, gjatë ditës ata kanë patur një hatërmbetje që kaloi shpejt.
Pasi ata të dy bënë paqe, në një moment teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke kërcyer, Kiara thërret këngëtarit dhe bën me dorë zemrën.
Luizi i kthehet: “E bëre edhe njëherë u hodha në pishinë”, e Tito i përgjigjet: “Jo, jo”.
View this post on Instagram
Por ishin banorët e tjerë që një zëri thonë “bëje, bëje, bëje” që Ejlli të hidhet në pishinë. Pas këmbënguljes së banorëve, Kiara bën sërish me duar zemrën dhe Luizi u hodh në pishinë.