Një 74-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike në São Paulo të Brazilit, pasi u shtyp nga një strukturë betoni që u shemb papritur nga fasada e një ndërtese. Ngjarja ndodhi të dielën, më 14 shtator, rreth orës 10:00 të mëngjesit, në lagjen Guaianases, në pjesën lindore të qytetit. Momenti tragjik është regjistruar nga një kamera sigurie. Në pamje, 74-vjeçari shihet duke ecur në trotuar përpara një dyqani të mbyllur, ndërsa pranë tij ndodhej edhe një grua.
Papritur, një markezë/balkon betoni u shkëput nga ndërtesa dhe u shemb mbi burrin, i cili nuk pati kohë të reagonte. Ai mbeti i bllokuar nën rrënoja, ndërsa gruaja që ndodhej pranë tij arriti të shpëtonte në momentin e fundit. Ajo kërkoi menjëherë ndihmë, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit. 74-vjeçari u nxor nga rrënojat dhe u transportua me urgjencë në spital.
CONTEÚDO SENSÍVEL – Um homem de 74 anos morreu nesta segunda-feira (14) depois de ser esmagado por uma marquise de concreto que desabou da fachada de um predinho em Guaianases, na Zona Leste de São Paulo. O acidente aconteceu por volta das 10h e foi registrado por uma câmera de… pic.twitter.com/KMY8hBh96E
— g1 (@g1) September 14, 2026
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i moshuari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shembja dhe ndërroi jetë. Ngjarja është nën hetim për të përcaktuar shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.


